Një apartament në Tiranë është përfshirë këtë mesditë nga flakët e zjarrit.
Burime bëjnë me dije se zjarri është regjistruar në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Nga raportimet e deritanishme dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
“Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar”, njofton policia.
Njoftimi policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.