HomeKronikeZgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ta ndërpresë sinjalin telefonik gjatë...

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ta ndërpresë sinjalin telefonik gjatë konklavës më 7 maj

spot_img

Vatikani ka njoftuar se do ta ndërpresë sinjalin telefonik, gjatë konklavës për ta zgjedhur papën e ri, por kjo nuk do të prekë Sheshin e Shën Pjetrit, raporton “The Guardian”.

Nga Vatikani është njoftuar se “të gjitha sistemet e transmetimit të sinjalit të telekomunikimit për telefonat celularë të pranishëm në territorin e Shtetit të Vatikanit do të çaktivizohen” nga ora 15:00 më 7 maj.

“Sinjali do të rikthehet pas njoftimit për zgjedhjen e papës së ri”, thuhet në deklaratë.

Një total prej 133 kardinalësh nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine të Vatikanit të mërkurën për ta filluar votimin për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Zgjedhjet do të kryhen në fshehtësi të plotë dhe kardinalëve do t’u kërkohet të lënë telefonat e tyre celularë kur të hyjnë në konklavë, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular