Në takimin përmbyllës të fushatës në Kamëz, drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, nënvizoi vota e 11 majit është historike për të çuar Shqipërinë në BE.
“Ishit të parët që treguat se përtej të majtës dhe të djathtës, është vetëm një Shqipëri”, iu drejtua Spiropali qytetarwve tw Kamzws. “Kamza i thotë Po, punës, ndryshimit, transformimit”, tha Spiropali.
“Si në 1992, në 11 maj të bashkohemi sërish, përtej çdo dallimi, për misionin historik: Shqipërinë 2030 në BE”, vijoi ajo.
Pjesë nga fjala e Spiropalit
“Kamza është një krenari e madhe për ne. Askund nuk ndihem më krenare, sesa kur vij në Kamëz.
Kamza ka dëshmuar e para që përtej llogoreve politike e partive është vetëm një Shqipëri dhe ne i shërbejmë asaj.
Kamza ka dëshmuar se çfarë vlere ka vota në drejtimin e duhur për transformimin e vendit dhe të komuniteteve.
Ne asnjëherë nuk i kemi ndarë dhe nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë, në Kuq e Blu, në Jug e Veri, por u shërbejmë atyre pa asnjë dallim.
Në 11 maj do të bashkohemi përtej të gjitha ndasive, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që kanë mbështetur me zemër transformimin rrënjësor të Kamzës.
Qeveria do ta mbështesë dhe vijojë projektet madhore transformuese të Kamzës.
Kamza i thote Po, punës, ndryshimit, transformimit.
Si më 1992 kur votuam për demokracinë, lirinë, Shqipërinë si gjithë Europa, në 11 maj të bashkohemi sërish, përtej çdo dallimi, për një mision historik: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, pasaporten europiane, dinjitetin e barabarte me qytetarët europianë.
Ne nuk luftojmë për pushtetin tonë, por për më shumë punë të mira dhe mirëqenien e popullit të Kamzës.
Sidomos për sakrificat tuaja, që jeni vendosur në këtë qytet pas vitit 1990 dhe me mund e sakrifica ndërtuat këtu shtëpitë tuaja, jetët tuaja, po rrisni dhe edukoni fëmijët tuaj.
Zgjidhni mençurisht ta çoni votën tuaj drejt të ardhmes dhe punës.”