HomeAktualitetPrehu në paqe Enkelejda Ajazi (Alushi), mësuesja dhe arkitektja e arsimit privat...

Prehu në paqe Enkelejda Ajazi (Alushi), mësuesja dhe arkitektja e arsimit privat në Patos, edukove me qindra nxënës

spot_img

Nga Mina HYSA
Ky është ndër shkrimet që nuk do doja të shkruaja. E sigurt që nuk do të shpreh atë që dua të them për peshën e dhimbjes që ka pllakosur familjen Ajazi (Allushaj). Një status në Facebook i Sofije Kryeziu Alushaj do të më shokonte teksa lexoj – “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të bijës, bashkëshortes, nënës dhe motrës sonë, Enkelejda Ajazi”. As doja ta besoja, mu desh ta konfirmoja  në ishte e vërtetë apo jo, por fatkeqësisht burimi im në Patos me tha: –Po, Kela na la, është e vërtetë”. Mu deshën jo disa minuta, por orë të marrë veten për të mos thënë që ende jo për këtë gjëmë të madhe. Enkelejda nga ai moment nuk do të ishte më mes nesh. Unë e kam patur shoqe fakulteti teksa kemi mbaruar bashkë në vitin 2000 Fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhë-Letërsi. Jo vetëm unë, por të gjithë ruajmë kujtimet më të mira për një vajzë me taban, me norma që kurrë për asnjë mënyrë nuk i shkelte.
Jeta na ndau më tej secilin në rrugëtimin e vet, por ne ish bashkëkohësit e saj studentë të  cilët kishim marrëdhënie të shkëlqyer mes njëri-tjetrit do ta kujtojmë Enkelejdën ashtu serioze, por dhe të qeshur, komunikuese dhe të gjendur sa herë i kërkonim një ndihmë. Ishte fjalëpak, por i peshonte fjala, një studente ekselente me kokën në libra.  
Një njeri i edukuar, mjaft e përkushtuar për arsimimin e saj për të dal një mësuese e denjë për të ushtruar me profesionalizëm këtë profesion pas diplomimit. E kështu do të ndodhte, gjithçka do ta justifikonte pasi Kela me dashurinë për mësuesinë dhe vendlindjen  do të kthehej në Patos aty ku lindi dhe dha frymën e fundit për të dhënë më të mirën për atë qytet për dijen dhe edukimin. Enkelejda Alushi nuk është thjesht mësuesja me diplomë, por është arkitektja, pionierja e themelimit të arsimit privat në qytetin e saj dhe në zonë, duke ngritur një shkollë që do të kishte cilësinë e duhur e për të nxjerr nga aty me qindra për të mos thënë më mijëra nxënës të cilët kanë shkëlqyer më mandej në jetë.
E sigurt në atë që projektonte, me besim në aftësitë e saj Enkelejda Allushi që pas kthimit në vendlindje fill pas diplomimit do të ngrinte shkollën Jopublike “Arkea 2000″. E prej asaj ditë në ato dyer kanë dal breza nxënësish që kanë përçuar atë që kanë marrë nga Kela dhe stafi i mësuesve të përzgjedhur prej saj. Të gjithë sot janë në zi, nga familjarët, miqtë, stafi i shkollës, ne shokët dhe shoqet e saj e të pafuqishëm për ta mbajtur mes nesh të dashurën tonë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Prehu në paqe Enkelejda Ajazi (Allushi). Zoti të deshi pranë, e siç thonë ai merr më të mirët.
Mes nesh ke lënë gjurmën e pashlyer si një njeri që veç rrezatoje mirësi.

Ngushëllime familjes Ajazi (Alushaj)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular