HomeOP EDJonila Godole: Gjëja më e thjeshtë sot është t’ia hedhësh fajin popullit,...

Jonila Godole: Gjëja më e thjeshtë sot është t’ia hedhësh fajin popullit, përse na qenka dele?

spot_img

Nga Jonila Godole

Gjëja më e thjeshtë sot është t’ia hedhësh fajin popullit.

A e këmbyen votën qindra qytetarë – kush me lekë, kush me biletë autobusi, kush me premtime pune? Po, e bënë.

Po pse? Sepse nuk besojnë tek partitë dhe politikanët tanë, që nuk e kanë për gjë nënshtrimin para liderit, rryshfetin a korrupsionin.

Përse populli na qenkej „dele“ apo më „i pamoralshëm“ se kandidati që përmes patronazhistit ia blen votën qytetarëve?

Ky sistem politik është i kalbur dhe i korruptuar deri në qelizë. Kush ka patur fatin e keq t’i njohë partitë nga brenda e di mirë se si funksionojnë ato: pa demokraci në vendimmarrje, pa meritokraci, pa vullnet për t’i shërbyer vendit, por vetëm vetes, pa dashuri për njeriun, punën e vlerën.

Europa dhe Amerika s’i kanë kuptuar asnjëherë pasojat që la diktatura komuniste në Shqipëri: traumat e gjysmë shekulli poshtërimi dhe dhune, shpëlarja e trurit, shpërfytyrimi i individit, të të detyrojnë ta quash të bardhën të zezë, të tradhtosh e të spiunosh tjetrin veç për një copë barake më të mirë se e jotja. Ato jo vetëm nuk u shëruan pas 1990-ës, por iu mbivendos trauma e post-komunizmit: kush u dhunua dikur, vazhdoi të dhunohej – iu mor toka, iu mohua nderi, iu shit sapuni për djathë, përsekutori dhe hetuesi i Sigurimit i mësonin “demokracinë”. Dhe ka 35 vjet që populli rrotullohet në vend, duke pranuar të falet te e keqja më e vogël, nga halli.

Cili popull do të dilte i shëndetshëm pas një traume të tillë? Askush. As gjermanët nuk do të ishin këta që janë pa ndihmën e amerikanëve pas 1945-ës. Nëse BE dëshiron të na mbështesë vërtet, atëherë të na ndihmojë për t’i shkatërruar seriozisht mekanizmat e presionit zgjedhor që shfrytëzojnë varfërinë, punësimin dhe mediat e paguara për ta detyruar shqiptarin të mos votojë i lirë. Kjo është edhe në interesin e Europës: Për Shqipërinë ende nuk ka datë të prerë kur do hyjë në BE, por shqiptarët po hyjnë vetë – sepse duan shpëtim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular