HomeKronikeKreu i SPAK Dumani dhe drejtori i antimafias italiane konferencë për opearacionin...

Kreu i SPAK Dumani dhe drejtori i antimafias italiane konferencë për opearacionin “Ura” ne orën… Të pranishëm do të jenë edhe…

spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 10:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit “Ura” që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh.

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj, për një ish-unonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular