HomeKronikeOperacioni “URA” me 52 masa sigurie/Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e...

Operacioni “URA” me 52 masa sigurie/Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës

spot_img

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, dhe dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Elvis Doçi dhe Adi Çoba.

Burime për mediat bëjnë me dije se një prej urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet italiane është për shtetasin Redi Tusha. Ai rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, nga Shijaku.

Ky i fundit është njëri prej truprojeve të Sali Berishës, i cili shihet shpesh në daljet e tij publike, sidomos gjatë protestave. Ende nuk dihet roli që ka patur Redi Tusha në organizatë dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular