HomeEkonomiEMRAT/Asambleja e Shoqatës së Bankave (AAB) zgjedh Bordin Mbikëqyrës, Bledar Shella rizgjidhet...

EMRAT/Asambleja e Shoqatës së Bankave (AAB) zgjedh Bordin Mbikëqyrës, Bledar Shella rizgjidhet kryetar

spot_img

𝐀𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝐀𝐀𝐁 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧 𝐌𝐛𝐢𝐤𝐞̈𝐪𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓

Në datën 20 maj 2025, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së AAB, ku u miratuan pasqyrat financiare të audituara për vitin 2024 dhe u zgjodh Bordi i ri Mbikëqyrës.

Anëtarët e zgjedhur të Bordit Mbikëqyrës janë:

• Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Bank Albania;

• Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Banka Kombëtare Tregtare (BKT);

• Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank;

• Z. Alessandro D’Oria – Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania;

• Z. Dritan Mustafa – Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank.

Z. Bledar Shella u rizgjodh Kryetar i Bordit Mbikëqyrës, ndërsa Z. Seyhan Pencabligil si Zëvendës Kryetar.

Faleminderit z. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i American Bank of Investments, dhe znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme e Union Bank Albania, për kontributin e tyre të rëndësishëm në Bordin e mëparshëm.

AAB i uron suksese Bordit të ri në përmbushjen e sfidave për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë bankare shqiptare, në përputhje me objektivat për anëtarësimin në BE, avancimin e sistemit të pagesave digjitale dhe forcimin e rolit të sektorit bankar në shërbim të ekonomisë dhe shoqërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular