HomeKronikeEMRI/Makina del nga rruga, thyen barrierat anësore dhe përfundon në kanal, humb...

EMRI/Makina del nga rruga, thyen barrierat anësore dhe përfundon në kanal, humb jetën 28-vjeçari

spot_img

Rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier Lushnje, një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete ka marrë një tjetër jetë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 mjeti tip Ww Golf me targa AB 789 RA del nga rruga në rrethrrotullimin e kolonjës dhe bie ne kanalin kullues. Gjen vdekjen drejtuesi një 28 vjeçar nga Tirana.

Policia ne vendngjarje ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes dhe kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia shkencore po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, a ishte mbytje apo vdekje nga përplasja në aksident.

Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e Lushnjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular