HomeKultureMOTIVACONI/Vendlindja nderon Halil Teodorin, Shoqata “Bulqiza” i jep CERTIFIKATË MIRËNJOHJE

MOTIVACONI/Vendlindja nderon Halil Teodorin, Shoqata “Bulqiza” i jep CERTIFIKATË MIRËNJOHJE

spot_img

Veç krijmtarisë së shumtë të poetit, shkrimtarit studiuesit dhe publicistit Halil Teodori, të pranishmit në takimin e së shtunës në promovimin e veprave të tij folën dhe për vlerat njerëzore të këtij dibrani me taban i cili me mençurinë e tij ka ditur të jetë një njeri i shkëlqyer duke krijuar mardhënie shumë të mira në raport me çdokënd që ka patur të bëj. Kujtime të shumta erdhën nga vendlindja e tij prej folësve në podium, duke evidentuar vlerat e Halil Teodorit, si një njeri që nuk ka ditur kurrë të prish një fjalë, e ka respektuar dhe dashur vëllezërit dhe motrat nga krahina e tij dhe kudo që ka vënë këmbën ka lënë gjurmën e tij për mirë.  Përpos kësaj zoti Teodori ka ngritur lart emrin me veprimtarinë e tij krijuese dhe politika duke qenë një personalitet i spiktatur në Tiranë dhe SHBA dhe dhënë zë vendlindjes.
Për këtë në emër të kryesisë së “Shoqatës Bulqiza” z.Hamit Dervishi, sekretar i “Shoqatës Bulqiza” i dorëzoj CERTIFIKATË MIRËNJOHJE autorit Halil Teodori me motivacionin: “Për arritjet e tij në krijimtarinë letrare dhe botimin e disa librave me poezi, prozë, monografi si “Dritë nga errësira”; “Gjurmët”; “Sabri Caka krahu i shqipes në flamur”; “Dashuria dhemb”; “Të gjithë qiejt shkëlqejnë në sytë e dashurisë”; ku dallon për stilin e tij të vargut dhe pasqyrimin e realitetit të jetës, si dhe e studime historike me vlera “Aleksandi i Madh”; “Skënderbeu”; “Troy fliste shqip”; dhe si qytetar model që mban lart dashurinë për vëndlindjen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular