HomeKronikeZbulohet struktura, Visi i Pojës grup kriminal me ‘hierarki’ me 5 nivele!...

Zbulohet struktura, Visi i Pojës grup kriminal me ‘hierarki’ me 5 nivele! Transportuan 3 mln € cash me autobusë nga Italia në Shqipëri

spot_img

Një grup i strukturuar kriminal me të paktën 5 nivele organizimi ishte ai i Elvis Doçit i njohur si ‘Visi i Pojës’ që dominonte trafikimin e lëndëve narkotike, nga transporti deri te pastrimi i parave.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në vendimin prej 267 faqesh të GJKKO, për pjesën shqiptare të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’ zbulon strukturën e grupit të Visit të Pojës dhe anëtarët e tij.

SPAK thotë se Elvis Doci është bashkëfinacues me rol kryesor si organizator dhe drejton trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Doçi mbante lidhjet me bashkë-financuesit e tjerë, që në këtë dosje del kreu i grupit tjetër të strukturuar kriminal, Adi Çoba.

Për realizimin e këtij aktivitetit të paligjshëm ‘Visi i Pojës’ bashkëpunon ngushtë me Indrit Tafilin, që është niveli i dytë i drejtimit. Në disa raste ai ka pasur edhe rolin e bashkë financuesit si dhe të marrësit në dorëzim të drogës dhe më pas shpërndarjen e saj dhe shitjen në tregun europian.

I treti në radhë është Ogert Shqevi, me një pozitë të konsoliduar në grupin e strukturuar kriminal, si organizues për mbledhjen e shumave të parave nga të përfshirët në trafikimin apo shitjen e lëndëve narkotike dhe transportin më pas të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Niveli i katërt i grupit kriminal është një tjetër personazh, Erind Lasku i cili ka pasur rolin ka pasur rolin e lehtësimit të transfertave monetare, të përfituara nga trafiku i drogës. Dhe niveli i pestë dhe i fundit i grupit, të dokumentuar nga SPAK janë personazhe si Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu dhe Edmond Çupi që kanë patur rolin e lehtësimit të transfertave monetare nëpërmjet linjave të autobusëve për udhëtime ndërkombëtare. Shoferët e autobusëve, në 32 episode të zbardhura transferimi parash kanë transportuar rreth 3 milionë euro cash nga Italia drejt Shqipërisë.

Edhe shoferët shfaqin një bashkëpunim me anëtarë të grupit të strukturuar kriminal duke marrë dhe udhëzime për të fshehur, për të shmangur kontrollet kufitare duke përdorur mënyra kamuflimi dhe për të shpërndarë të ardhurat e paligjshme. Ata kanë kontribuar në hyrjen e parave të paligjshme në qarkullim ekonomik të ligjshëm duke përfituar shpërblime (përqindje në varësi të shumës që transportonin, që shkonte deri në 12%) në këmbim të këtij aktiviteti.

Së bashku me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal në ‘Visit të Pojës’, GJKKO vendosi 29 arreste me burg në kuadër të operacionit ‘Ura’, mes të cilëve emra të njohur si Ekil Ndërnjaku, Ervis Deti apo edhe ish efektivi i RENEAS, Altin Morina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular