HomeSportTare përgatit “bombën” te Milani, fituesi i Topit të Artë pranë transferimit...

Tare përgatit “bombën” te Milani, fituesi i Topit të Artë pranë transferimit të bujshëm te kuqezinjtë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Milani ka nisur kontaktet me Luka Modric, ish-legjendën e Real Madridit, për një transferim të mundshëm si agjent i lirë në “San Siro”.

Lajmi konfirmohet nga analisti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ka kontaktuar mesfushorin kroat për të parë nëse ai do të ishte i interesuar për një aventurë të re në Serie A.

Modric, 38 vjeç, është në fund të kontratës së tij me Real Madridin pas plot 13 viteve të suksesshme në “Santiago Bernabeu”, ku fitoi çdo trofe të mundshëm. Edhe pse pritet të mbushë 40 vjeç në shtator, mesfushori kroat është ende i gatshëm të luajë në nivele të larta dhe ka interes nga klube si Inter Miami dhe Al-Nassr.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular