HomeSportXhani De Biazi: Në Beograd tentuan të na vrisnin, patëm fat që...

Xhani De Biazi: Në Beograd tentuan të na vrisnin, patëm fat që nuk kishim asnjë dëmtim të rëndësishëm

spot_imgspot_img

Ish-trajneri i njohur i Kombëtares, Xhani De Biazi, foli në një intervistë për “Shqipëria Live”, sa i përket takimit të shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën e 7 qershorit.

Tekniku italian e cilësoi skuadrën e Silvinjos më të mirë se ajo që drejtonte ai disa vite më parë, ndërsa u ndal dhe te tmerret e takimit të 11 viteve më parë në Beograd, ku u shpreh se tifozët tentuan t’i vrisnin.

Sidorela Gjoni: Kam dëgjuar një intervistë tuajën, që kjo kombëtare aktuale është më e mirë se ajo e juaja në 2014-ën… E vërtet?

Xhani De Biazi: Po, është e vërtet. Teknikisht është më e mirë, sepse ata janë lojtarë që luajnë në kategori të para, në klube të mëdha. Shtatë luajnë në ligat kryesore. Në Angli, në Gjermani, në Itali, në Turqi. Ekipi ynë, maksimumi një-dy luanin në Serinë A. Agolli luante me Karabagun.

Sidorela Gjoni: Nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre?

Xhani De Biazi: Nuk kishin minuta, por kishin kualitet. Ishte një grup, kishin dëshirë të shkonin në Europian dhe askush nuk mund t’i ndalte.

Ylli Aga: Për ty që ke drejtuar më shumë se 700 ndeshje, a është ndeshja e Beogradit ajo që të ka dhënë më shumë ndeshje si trajner?

Xhani De Biazi: Mendoj se në jetën time kam pasur shumë ndeshje të rëndësishme, por kjo është ndryshe, sepse këtu tentuan të na vrisnin. Patëm fat që nuk kishim asnjë dëmtim të rëndësishëm dhe kur dolëm nga fusha ishim në rregull. Ajo që kanë bërë tifozët e Serbisë ishte diçka e pabesueshme. Ti e di se ishe aty me ne, por për ta shpjeguar për të tjerët.

Gjatë intervistës, ai pati dhe një takim në distancë me sulmuesin Bekim Balaj, të cilin e quajti hero dhe gjithashtu nuk i kurseu elozhet për yllin shkodran.

Bekim Balaj: Përshëndetje mister!

Sidorela Gjoni: Ka qenë lojtar problematik Bekimi (Balaj)?

Xhani De Biazi: Jo, jo. Ai ishte një futbollist spektakolar. Është profesionist perfekt, ka zemër shumë të madhe dhe kur i thoje që do rrije në stol, i jepte zemër futbollistëve që do të luanin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular