Një 35-vjeçar është gjetur i aksidentuar pranë rrethrrotullimit të Shupenzës, pasi makina që drejtonte kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur pranë një lumi.
Ngjarja ndodhi më 6 qershor 2025, rreth orës 18:30. Automjeti u gjet nga banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë.
30-vjeçari Isa Nurçe ishte personi që përfundoi me makinë në përrua në vendin e quajtur Ura e Çerencit.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka shpëtuar ndërsa mësohet se Nurçe ishte shpallur i humbur tre ditë më parë nga familjarët e tij.
Pas verifikimeve, policia identifikoi se bëhej fjalë për një 35-vjeçar që ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi babai i tij kishte raportuar largimin nga banesa.
I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.