HomePolitikeKlevis Balliu takohet me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të KiE:...

Klevis Balliu takohet me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të KiE: Procesi i 11 majit, pati ndërhyrje flagrante të elementëve të krimit

spot_imgspot_img

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu është takuar me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai u takua me anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Koloman Brenner, si dhe deputetin e Bundestagut gjerman, Bern Rützel, ku shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike dhe intensifikimit të përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u shpreh Balliu.

“Informova bashkëbiseduesit mbi zhvillimet shqetësuese të fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të datës 11 maj, i cili u karakterizua nga parregullsi të rënda dhe ndërhyrje flagrante të elementëve të krimit të organizuar në funksion të interesave qeveritare”, thekson deputeti i zgjedhur demokrat.

Ai shtoi se shprehu angazhimin e plotë të Partisë Demokratike për të mbrojtur standardet demokratike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vijuar pa kompromis denoncimin dhe çmontimin e çdo akti korruptiv apo kriminal që cenon të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Takim me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Angazhim i përbashkët për demokracinë dhe integrimin europian.

Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Koloman Brenner, si dhe deputetin e Bundestagut gjerman, z. Bern Rützel (SPD).

Gjatë këtij takimi të frytshëm, shkëmbyem mendime mbi rëndësinë thelbësore të forcimit të institucioneve demokratike dhe intensifikimit të përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar — sfida këto që qëndrojnë në themel të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. U theksua mbështetja e qëndrueshme e partnerëve tanë ndërkombëtarë për rrugën europiane të vendit, e cila mbetet e kushtëzuar nga angazhimi ynë i palëkundur për të garantuar sundimin e ligjit, transparencën dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Në këtë kontekst, informova bashkëbiseduesit mbi zhvillimet shqetësuese të fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të datës 11 maj, i cili u karakterizua nga parregullsi të rënda dhe ndërhyrje flagrante të elementëve të krimit të organizuar në funksion të interesave qeveritare.

Shpreha angazhimin e plotë të Partisë Demokratike për të mbrojtur standardet demokratike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vijuar pa kompromis denoncimin dhe çmontimin e çdo akti korruptiv apo kriminal që cenon të ardhmen europiane të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular