Pas pesë ditësh është mbyllur edicioni jubilar i Panairit të Librit “Prishtina 2025”. Nën moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, kjo ngjarje mblodhi rreth 30 mijë vizitorë nga vendi, rajoni dhe diaspora. Vizitorët patën mundësinë të njihen me rreth 2 mijë tituj të rinj dhe mbi 6 mijë të viteve të fundit. Nga 11 deri me 15 qershor, në Prishtinë u mbajt Panairi i 25-të i librit “Prishtina 2025”, e ku morën pjesë mbi 75 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Në përmbyllje të panairit Shoqata e Botuesve të Kosovës përmes jurisë profesioniste ka ndarë dhe çmimet, ku njërin prej tyre e ka marrë Autori i talentuar shqiptar Ahmet Prençi, ai që po spikat dukshëm vitet e fundit duke u futur vrullshëm në krijmtari dhe patur një sukses të padiskutueshëm. Juria e Panairi i 25-të i librit “Prishtina 2025” ka vlerësuar botimin më të ri të Ahmet Prencit “Në emër të gjakut” botuar nga shtëpia botuese Mediaprint me çmimin e prozës.
“Befasi dhe suprizë e këndshme çmimi i prozës për librin tim të ri “Në emër të gjakut” nga Panairi i Prishtinës 2025. Një emocion i jashtëzakonshëm. Faleminderit “MediaPrint”,organizatorëve dhe jurisë. Faleminderit përjtësisht KOSOVË”- shkruan Ahmet Prençi në rrjeti social FB.
Ahmet Prençi është një emër i njohur gjerësisht si një profesionist dhe garant i zbatimit të ligjit ku në detyrat që ka mbajtur i ka përmbushur ato me korrektesë maksimale duke lënë pas një emër të mirë tek qytetarët shqiptarë për ta pasur si imazh, si ikonë të një zyrtari shembull se di si shërbehet në institucionet e shtetit. Fal të qenit punëtor, vitet e fundit z.Prençi fal talentit dhe krijimtarisë së tij cilësore ka surprizuar shumë duke spikatur dukshëm dhe u konsoliduar si njeriu i letrave shqipe. Duke qenë autor i disa botimeve ku me dy romanet e fundit “Anja” dhe “Prenga e Prokurorit” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm fal interesit të lexuesit dhe nga 4 qershori 2025 autori vjen me një tjetër botim të tij “Në emër të gjakut”. “Rrëfime në emër të gjakut” është një kujtim, një përulje dhe një zë që s’do të shuhet. U kushtohet oficerëve të policisë që u flijuan dhe atyre që mbijetuan me plagë të heshtura. E shkrova me respektin dhe mallin e një bashkudhëtari, që ka ndarë me ta disa vite shërbimin, dhimbjen dhe heshtjen- autori Ahmet Prençi.