HomeKronikeFOTO/U fut të lahej me të afërmit e tij, ky është 22...

FOTO/U fut të lahej me të afërmit e tij, ky është 22 vjeçari që u mbyt në lumin Mat

spot_imgspot_img

Klajdi Elezi, 22 vjeçari (në foto) humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.

Sipas informacioneve 22 vjeçari, me banim në Laç ishte futur për t’u larë në lumë së bashku me dy kushërinj të tij.

Por teksa po lahej, të riun e ka rrëmbyer rrjedha e lumit. Kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij.  Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia po heton ngjarjen, e  cila deri tani duket aksidentale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular