HomeProfilMedia greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi...

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

spot_imgspot_img

Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull biznesmenit më të madh shqiptar, Samir Mane, duke përshkruar suksesin e tij në mbarë botën.

Teksa flet për ngritjen e bizneseve që ai zotëron, Protothema, rikthen në kujtesë se Mane është miliarderi i parë shqiptar që mbërriti në faqet e para të Forbes.

“Samir Mane, me një pasuri prej 1,5 miliardë dollarë, tashmë figuron në pozicionin 2 mijë 376 në listën e Forbes. Pasuria e Manes korrespondon me 6,37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë të vitit 2024, ose ndryshe 23,55 miliardë euro.

Këto, tregojnë se Mane ka përpara një rrugë të hapur për t’u ngjitur sa më lart listës së Forbes. Kjo falë rritjes së vazhdueshme që po bëhet me Balfin Group”, shkruan Protothema.

Bashkëpunimi i Manes me Jumbo

Rreth një muaj më parë, pronari i kompanisë “Jumbo”, Apostolos Vakakis, prezantoi Samir Manen, për shkak të një bashkëpunimi që do të bëhet mes dy biznesmenëve. Mane dhe Vakakis, po punojnë për zgjerimin e rrjetit “Jumbo” dhe në Moldavi.

Fjalët më të mira u thanë nga Vakakis për Manen, teksa është shprehur se miliarderi shqiptar ka ngritur një “perandori të vërtetë”, nga ana ekonomike.

Partneriteti mes Manes dhe Vakakis, nisi në vitin 2011, pas hapjes së dyqanit “Jumbo” në Tiranë. Në vitin 2014, u zgjerua në Kosovë, në vitin 2017 në Bosnjë dhe në vitin 2019 në Mal të Zi, tani me 26 dyqane. Më 22 maj, kompania hapi dyqanin e saj më të ri në Tiranë, duke e çuar numrin total të dyqaneve në kryeqytetin shqiptar në tre.

Mane, një lojtar dominues

“Mane dominon nëpërmjet Grupit Balfin në një numër sektorësh biznesi, duke u përqendruar në shitjen me pakicë, turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Ai gjithashtu ka rrëfyer se merr frymëzim nga librat e Jack Welch dhe Sam Walton.

Nga i pari, ai mësoi se si të menaxhonte një grup. Nga i dyti, si të ndërtonte një perandori të shitjes me pakicë: ‘Welch tha se duhet të jesh i diversifikuar. Shqipëria është e vogël, kështu që menduam: pse të mos operosh në vende dhe sektorë të tjerë?’

Kjo është ajo që bëri ai me Balfin Group, dhe tani po ia del mbanë shkëlqyeshëm. Duke dominuar Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Sot operon në tetë sektorë dhe 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Zvicër, Mal i Zi, Holandë, Kanada dhe SHBA.

Vitin e kaluar, grupi pati të ardhura prej 880 milionë eurosh dhe 120 milionë fitime neto. 62% e të ardhurave vijnë nga shitja me pakicë, 20% nga pasuritë e paluajtshme, 9% nga aktivitetet bankare dhe pjesa tjetër nga logjistika dhe menaxhimi i aseteve”, thuhet në artikull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular