HomeKronikeFushë-Krujë/Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali! Detajet e para nga...

Fushë-Krujë/Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali! Detajet e para nga ngjarja

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor).

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 01:10, ndërsa ka qenë pronari i lokalit në fshatin Krastë, shtetasi me iniciale M. V., i cili ka njoftuar policinë.

Mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë.

Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular