Kamza deri para pak vitesh shërbimin zjarrfikës e ka patur inekzistent. Kjo e lidhur për një sërë arsyesh që nga mungesa e mjeteve që bashkia nuk i kishte deri tek stafi ndoshta jo aq i kualifikuar. Aktualisht situata është krejt tjetër. Shërbimi MZH nën drejtimin e Bardhyl Gjanës është një trup e kualifikuar dhe këtë e ka treguar më së miri jo vetëm në shërbimin ndaj qytetarëve në territorin e Bashkisë, por shpeshherë kjo trupë ka ofruar ndihmë në mjaft raste në raste zjarresh apo të tjera nevoja në Tiranë apo qytete të tjera të vendit. Një meritë të jashtëzakonshme për ardhjen në këtë stad të këtij shërbimi sigurisht ka kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili ka treguar vëmendjen e duhur,. Është interesuar që shërbimin zjarrfikës në Bashkinë Kamëz të jetë me standardet e duhura. Për këtë Zoti Suli jo vetëm ofroi mbështetjen për pajisjen me infrastrukturën e duhur të punonjësve duke nisur nga uniforma, rivlerësimin e pagave, por dhe të mjetet që reparti i MZSH në Kamëz të jetë ndër më të mirë në vend.
Shpesh kryebashkiaku Rakip Suli kalon interesohet dhe flet për këtë ekip dhe i inkurajon ata në punën e tyre. Duke patur parasysh dhe situatën e nxehtë tashmë që jemi në sezonin e verës z,.Suli pas një takimi me zjarrfikësit shkroi në rrjetin social FB: -“Me ekipin fantastik të MZSH-së, ku diskutuam mbi masat dhe përgatitjet ndaj zjarreve të mundshme gjatë sezonit të verës, duke pasur në fokus sigurinë për qytetarët dhe mjedisin. Falenderime të përzemërta për punën heroike dhe ndërhyrjet e kryera me sukses, përgjatë gjithë vitit”.