HomeKronikeEMRAT/Sherr me thi*a mes të rinjve, plagoset 23-vjeçari! Policia në kërkim të...

EMRAT/Sherr me thi*a mes të rinjve, plagoset 23-vjeçari! Policia në kërkim të autorit 18-vjeçar

Një sherr me thika ka lënë të plagosur një 23-vjeçar në Tropojë, i cili është lënduar nga një 18-vjeçar.

Policia bën me dije se 23-vjeçari Artur Buçpapaj, banues në Dojan, është paraqitur në spital mëngjesin e sotëm me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular