HomePolitikeHumbja e thellë e opozitës, Zogaj: PD mbi 250 mijë vota larg...

Humbja e thellë e opozitës, Zogaj: PD mbi 250 mijë vota larg PS-së, nuk justifikohet me manipulimet zgjedhore

Analisti Preç Zogaj u tregua kritik me opozitën që humbi thellë në zgjedhjet e 11 majit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 opozita kishte vetëm 37 mijë vota më pas se PS, tani është mbi 250 mijë vota më pak dhe kjo nuk shpjegohet me manipulimet zgjedhore.

“Është shumë pozitive që këtu vjen një mision faktmbledhës që të bëhet transperencë që lidhet me shumë aspekte me zgjedhjet. Opozita gjithmonë përdor manipulimet për të frenuar diskutimet për zhvillimet brenda saj.

Këtu ka manipulime ndërzgjedhore, nga më të rëndat. Kanë regjistrin, me rrethimin e një numri zgjedhësish që kontrollohen nominalisht, rreth 750 mijë dhe kjo e bën të pashpresë rotacionin. Nga ana tjetër kemi opozitën që zvogëlohet, jo se është rritur PS.

Raporti i OSBE/ODIHR-it nuk ka dalë ende. Ai i vitit 2021 është raporti më i keq me më shumë vërejtje për zgjedhjet atëherë. Raporti përfundimtar jep  rekomandime të sakta për problemet zgjedhore. Gjetën shumë vërejtje, u denoncua edhe patronazhimi i mbi 900 mijë shtetasve.

Jemi në të njëjtën histori, por në vitin 2021 opozita në Shqipëri, edhe me bonuset elektorale, ishte vetëm 37 mijë vota larg PS. Opozita e 2025 është mbi 250 mijë vota larg PS-së, pra nuk e gjen vetëm te manipulimet zgjedhore.

Për 4 vjet opozita jo vetëm do të rikuperonte 37 mijë, por do të dilte 7 pikë para. Por gati 7 kompani sondazhesh e parashikuan humbjen e thellë të opozitës, nuk ka patur enigma se çfarë do të ndodhte në Shqipëri.

Problemi më i madh për mua, që meriton vëmendje dhe angazhim është barazia e zgjedhjeve. Dhe e dyta është përdorimi i parave në zgjedhje. Këtu nuk blen vota vetëm ai që nuk ka lekë. Këtu është ligjëruar de facto kjo”- tha Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular