Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku një burrë 31-vjeçar nga Bjellorusia ka hedhur me forcë në tokë një fëmijë të vogël, duke i shkaktuar plagë serioze në kokë dhe shtyllën kurrizore. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe pamjet kanë tronditur opinionin publik.

Autori, Vladimir Vitkov, që po kthehej nga Egjipti pasi ishte pushuar nga puna në një central bërthamor për shkak të konsumit të drogës dhe alkoolit, ishte nën ndikimin e substancave narkotike në momentin e sulmit. Ai ka pranuar sulmin dhe sipas raportimeve, kishte konsumuar tre shishe wiski dhe kishte blerë kanabis në Kajro.
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3463937.html
Fëmija, Yasdan, kishte mbërritur në Moskë me nënën e tij nga Irani, ku ishin larguar për shkak të bombardimeve. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, me fraktura në kafkë dhe dëmtime në tru. Mjekja që po e trajton në Moskë, Dr. Tatyana Shapovalenko, deklaroi: “Fëmija është pranuar me dëmtime të rënda në kokë, përfshirë një frakturë të hapur të kafkës dhe hematomë subdurale.”

Autoritetet ruse po hetojnë incidentin, ndërsa ngjarja ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale dhe opinionin publik ndërkombëtar.