HomeAktualitetKërkoi shfuqizimin e masës së “arrestit me burg”, GJKKO lë në qeli...

Kërkoi shfuqizimin e masës së “arrestit me burg”, GJKKO lë në qeli Presidentin e PL, reagon avokati dhe Ilir Meta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Presidenti i PL-se kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin dhe Meta do të vijojë të jetë në qeli.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

Pas përfundimit seancës, në GJKKO e cila la sërish në fuqi masën e arrestit ndaj Ilir Metës, për gazetarët foli avokati i tij Kujtim Cakrani. Ai shprehu qëndrimet që mbajti në seancë si dhe debatin që bëri edhe Meta me prokurorin e çështjes së lobimit Sotir Kllapi.

Cakrani theksoi se Meta nuk ka dijeni se çka ndodhur me lobimin dhe kush ka firmosur.

Sipas tij, Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Shatku për të cilat akuzohet

Kjo gjë mund të jetë bërë nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, për të cilën Meta nuk mban përgjegjësi.

Kujtim Cakrani: Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e saj. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë. Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës. Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Karta janë përdorur nga is bashkëshort. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entiteti të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova. Zoti Kllapi nuk ka dijeni. Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO, e cila nuk pranoi kërkesën e tij për masë më të butë sigurie.

Screenshot_3

Presidenti i PL-se kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por GJKKO  la në fuqi vendimin dhe Meta do të vijojë të jetë në qeli.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se do ta çomë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

“Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik”, shkruan Meta ne Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës në Facebook

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular