Çifti i sapomartuar thuhet se u ka kërkuar personalisht dy artistëve të performojnë në dasmë.
lton John dhe Lady Gaga do të jenë kryesuesit e një numri artistësh që do të performojnë në dasmën 20 milionë dollarëshe të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, me dy piano që tashmë janë transportuar me gondola në vendin ku do të zhvillohet gjithçka.
Sipas burimeve të Daily Mail, Elton John do të jetë kryesuesi i dasmës. 78-vjeçari ka një apartament në ishullin Giudecca të Venecias, vetëm pak larg vendit të ngjarjes. Atij do t’i bashkohet Lady Gaga, me të cilën ka një miqësi të ngushtë. Sipas një burimi në media, çifti i sapomartuar thuhet se u ka kërkuar personalisht dy artistëve të performojnë në dasmë.
John dhe Gaga kanë bashkëpunuar më parë në këngë të tilla si “Hello Hello” dhe “Sine From Above”.

Të mërkurën në mbrëmje, më 25 qershor, Bezos dhe Sanchez organizuan një koktej në hotelin Aman. Në shenjë respekti për dashurinë e tyre për muzikën, kënga “More Than A Woman” e Bee Gees u luajt në kopshtin e hotelit, e ndjekur nga këngë si “I’m Feeling Good” e Nina Simone, “Lovely Day” e Bill Withers dhe “Brown Eyed Girl” e Van Morrison.
Çifti mbërriti në hotel me taksi uji dhe iu bashkuan rreth 50 miq dhe familjarë të tyre më të ngushtë. Më herët gjatë ditës, stafi ngriti tenda në kopshtin privat të hotelit për festimet e fundjavës.
Siç zbuloi Daily Mail, Bezos ka marrë me qira të gjithë hotelin, të njëjtin që u përdor për dasmën e George dhe Amal Clooney, për të pritur 48 mysafirë duke filluar nga e mërkura. Masa të rrepta sigurie janë vendosur rreth zonës. Lista e të ftuarve përfshin, ndër të tjerë, Leonardo DiCaprio, Mick Jagger, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Kim Kardashian. Ivanka Trump dhe familja e saj kanë mbërritur tashmë në qytet.