HomeKultureTraga e vitit 1997/Redaktorja e librit “Në emër të gjakut“ Silvana Farruku:...

Traga e vitit 1997/Redaktorja e librit “Në emër të gjakut“ Silvana Farruku: Një libër që po aq shpejt sa ia arrin fundit, kërkon t’i rikthehesh

Pakkush e di se viti 1997 nuk ishte veç viti ku Shqipërisë ju desh të niste nga zero, po ishte viti ku shumë fate njerëzore u vulosën. Targa e vitit 1997, ndonëse e pluhurosur, e neglizhuar, e lënë gjasme në harresë, jeton brenda shumëkujt që ende sot mbart traumën e asaj kohe, që jo vetëm s’duhet harruar, por duhet të rrahë pa pushim, si çekan, për të na kujtuar se të djeshmën dhe të sotme i ndan një fill krejt i hollë, i brishtë, ku këputja e tij na kthen pas pa pritur e pa kujtuar.

Tregimet dhe novelat në librin “Në emër të gjaku“ autori, Ahmet Prençi, i ndan bujarisht me ne, si për të na dëftuar se janë copëza të shpirtit të çdo shqiptari, të secilit prej nesh që e jetoi atë kohë apo që u lind dhe po e gëzon Shqipërinë në këto kohë, si thirrje fisnike dhe e pakontestueshme për drejtësi dhe kujtesë. Për ne që u lindëm e u rritëm me histori të gjalla nga ajo kohë dhe për ata që dinë e kanë dëgjuar pakgjë ose asgjë, ky libër është një dëshmi dhe trashëgimi e gjallën, që nuk do ta venis kurrë as koha dhe as rrethanat.

Është një libër që po aq shpejt sa ia arrin fundit, kërkon t’i rikthehesh,nga frika se mos personazhet ndihen të tradhëtuar, si atëherë kur shteti s’ekzistonte dhe iu desh të vinin vetë e vetëm drejtësinë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular