Një tjetër tërmet lëkundi zonën mes Tiranës dhe Fushë Krujës mbrëmjen e kësaj të premteje. Epiqendra ishte në Kamëz dhe magnituda 3 e shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndihen edhe në kryeqytet. Ky ishte i fundit i një vale lëkundjesh që vijon prej disa ditësh.
Dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 3.8 u shënuan në orët e para të mëngjesit të së premtes. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë zonë ka pasur mbi 10 lëkundje të forta.
