HomeKryesoreSamiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim...

Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave

Sot në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku Maqedonisë së Veriut i janë dedikuar 750 milionë euro.

Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”,-thuhet në njoftimin zyrtar.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

DEKLARATA

Në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”,-deklaroi Komisionerja Kos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular