Ka nisur sot procesi i numërimit të 587 kutive të qarkut të Fierit, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Gazetari Osman Stafa raporton se deri tani janë numëruar 31 kuti, ndërsa shifrat e votave për secilën parti është ende minimale.
Deri tani PD- ASHM ka 7 vota më shumë, ndërsa Partia Socialiste ka 4 vota më shumë.
Rinumërimi për Fierin vjen pas procesit për qarkun e Tiranës, që nuk prodhoi asnjë ndryshim.