HomeKronikeEMRI/Prangoset 20-vjeçari, pjesëtar i një organizate kriminale i kërkuar nga drejtësia italiane...

EMRI/Prangoset 20-vjeçari, pjesëtar i një organizate kriminale i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e shtetasve që i fshihen drejtësisë së huaj, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

policia arrestim

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 51”, në aksin rrugor Fier–Vlorë, u kap dhe u vu në pranga Olsi Kapllanaj, 20 vjeç, banues në Ballsh, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vjet burgim.

Njoftimi: 

Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular