Kam parë një dokument shpërblimi me dhënie leje pushimi, për një ushtar, i cili shërbente në Starje të Leskovikut, dhe kishte vrarë një “kriminel” 17 vjeçar që po tentonte të ikte me dy shokë në Greqi, ndërsa 17 vjeçari, hipur ne një pemë i lutej ushtarit duke i thënë “ xhaxhi ushtar mos qëllo”…
Dhe ushtari e kishte qëlluar me automatik…dhe ishte Maj i vitit 1990!
Sot është data 2 Korrik!
35 vite më parë shqiptarë të guximshëm sfiduan regjimin duke hyrë brenda ambasadave të vendeve perendimore në Tiranë, ashtu siç ishin me rrobat e trupit, duke treguar se nuk kishin asgjë pasi po iknin nga asgjëja…
Ata sfiduan regjimin duke vendosur si çmim deri dhe jetën e tyre, dhe i thanë botës që “këtu në Shqipëri, nuk jetohet!!!
Këta ishin “tufat” e shtegëtarëve që ndoqën rrugët e lirisë, nga kishin kaluar e mbetur me qindra si ata në 45 vite..
Më pas u mbushën anijet dhe më pas ikëm ne të tjerët që jemi si numër, pothuaj sa gjysma e atyre që jetojnë në atë vend që bukuritë janë vetëm natyrore dhe aspak njerëzore…
Por si në gjithçka në këtë jetë qe ka një herë të parë.. Ata ishin!
Nderim të përjetshëm atyre që guxuan…