HomeAktualitetMijëra mesazhe të botës së krimit mbërrijnë në "duart" e SPAK. Gazetari...

Mijëra mesazhe të botës së krimit mbërrijnë në “duart” e SPAK. Gazetari Ferhati: Ja çfarë sjell Matrix

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit rreth aplikacionit Matrix, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e paligjshme, i cili tashmë është marrë zyrtarisht në dorë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ferhati shpjegoi se ky aplikacion ka një rol të ngjashëm me aplikacionin Sky ECC, i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.

“Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.

Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.

Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.

“Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.

Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, thekson gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular