Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama.
Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije për Saranda Web se Kryeministri Rama ka përsëritur kërkesën e tij për dorëheqjen kolektive të drejtorëve të institucioneve vartëse, si pjesë e një “spastrimi” të administratës nga paaftësia dhe nepotizmi.
Por në një moment të papritur, Ergest Dule ka kundërshtuar, duke deklaruar:
“Unë nuk i largoj drejtorët. I kam të rinj, të aftë dhe po bëjnë shumë punë të mirë.”
Reagimi i Kryeministrit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër:
“Nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Në sallë ra heshtja, duke treguar nënshtrimin total të kryetarëve të bashkive ndaj kryeministrit Rama.
Përplasja tregon se ende ka kryetarë të njësive vendosre që nuk pranojnë të zbatojnë urdhrat në mënyrë mekanike, duke kërkuar të ruajnë autonominë e tyre vendimmarrëse.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga z. Dule pas deklaratës së Ramës.