Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Rrugën e Durrësit, në qendër të Tiranës.
Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit dhe shpërthimi ka nodhur rreth orës 03:45.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.