Gazetarja Kiara Xhiufrida, ka treguar gjatë një bashkëbisedimi në një podkast përkrah të dashuritr të saj, Nikola Ventola, se janë shumë futbolistë që e ngacmojnë nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale. Ventola është vetë ish-futbollist i Interit dhe përfaqësueses së Italisë, por duket se e përjeton me humor këtë situatë të krijuar.
Të dy ndajnë shpesh foto bashkë dhe të gjithë e dinë se janë të lidhur. Por me sa duket futbollistët vazhdojnë të provojnë fatin me bukuroshen italiane.
“Janë të paktën dy lojtarë që e kanë provuar me mua nëpërmjet mesazheve”, tha ajo. Reagimi i Ventolas ishte i menjëhershëm. “Zemër, mos hap telashe, disa janë të martuar. Këtu bëhet nami”.

“Nikola e di, ia tregoj. Por nuk i them emrat”, vazhdoi ajo, ndërsa Ventola zbuloi se di gjithçka. “Disa nuk e di nëse janë të martuar. Janë shumë. Edhe ish-futbollistë”.
“Kam 25286 foto në profil dhe nuk e dinë që jam e lidhur?”, vazhdoi Kiara. Ndërsa Ventola insistonte. “Po ai që sapo ndërroi skuadër, a është i martuar?”. “Po, është”, ishte përgjigja e prezantueses.
