HomeKronikeTrajnohen 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada e SHBA në Tiranë:...

Trajnohen 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada e SHBA në Tiranë: Udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike

12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”, një trajnim i zhvilluar nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane njofton se specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dheanalizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike.

“Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike”, thekson ambasada në fund të postimit.

Reagimi i plotë

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike. Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular