Më 20 qershor, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) bashkëorganizuan Forumin Rajonal mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën kundër Financimit të Terrorizmit.
Në fokus: klientët me rrezik të lartë, sfidat e digjitalizimit, Open Banking, SEPA dhe kërkesat ndërkombëtare të Moneyval.
Forumi shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve financiare dhe autoriteteve përgjegjëse dhe mbikëqyrëse të Shqipërisë dhe Kosovës, ku u ndanë përvoja konkrete dhe qasje praktike për rritjen e përputhshmërisë.
AAB prezantoi perspektiva nga Komiteti i Përputhshmërisë dhe anëtarët e saj për menaxhimin e risqeve dhe forcimin e integritetit financiar.
