HomeSocialeHyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë. Bashkitë detyrohen të vendosin administratorë në...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë. Bashkitë detyrohen të vendosin administratorë në pallate

spot_img

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë duke detyruar të gjitha bashkitë në vend të ngrejnë strukturat për personin i cili do të menaxhojë objeket në bashkëpronësi me më shumë se dy pronar.

Bëhet fjalë për pallatet të cilët tashmë duhet të kenë me detyrim një administrator të zgjedhur vet nga kryesia e pallatit ose të vendosur nga bashkia e qytetit.

Ky ligj vjen në një kohë kur pallatet e vjetër vijojnë të jenë problematik për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e objektit. Me ligjin e ri synohet vendosja e standardit europian që të gjithë pallatet të kenë administrator që paguhet çdo muaj nga banorët me një pagesë fikse.

Ndryshe nga sa ka funksionuar deri më tani, administratori mund të regjistrohet me NIPT, të lëshojë fatura zyrtare dhe të menaxhojë llogari bankare në emër të komunitetit. Faturat që lëshohen do të kenë fuqi ekzekutive, çka i bën pagesat e detyrueshme dhe shmang refuzimin nga individë të veçantë për të kontribuar në shërbimet e përbashkëta.

Në rast vonese pagese nga një pronar, pas tre muajsh mospagese, administratori ka të drejtë ta afishojë emrin e debitorit në ambientet e përbashkëta. Pas një viti mospagese, mund të kërkohet vendosja e një kufizimi mbi pronën në Kadastër, duke e bllokuar pronën nga shitja apo dhënia me qira, deri në shlyerjen e detyrimit.

Çdo ndërtesë do të krijojë një fond rezervë të detyrueshëm, i cili do të përdoret për riparime mirëmbajtje apo pagesën e detyrimeve të papaguara nga banorët e pallatit. Për herë të parë krijohet një regjistër me të gjitha karakteristikat e pallatit dhe nevojat për ndërhyrje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular