HomeKryesoreMë 7 tetor 2025 nisin transfertat SEPA, Spiro Brumbulli nga Shoqata e...

Më 7 tetor 2025 nisin transfertat SEPA, Spiro Brumbulli nga Shoqata e Bankave: Reduktim i ndjeshëm i komisioneve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prej 7 tetorit do të nisin pagesat përmes SEPA. Shoqata e Bankave sqaron për Report TV se komisioni maksimal që do të paguhet për çfarëdo vlerë transferte do të jetë 50 euro, gati 6 herë më pak se aktualisht. Pagesat do të realizohen brenda 24 orëve, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e tregtisë por edhe emigrantët shqiptarë.

Nga Shqipëria drejt gjithë Evropës, e deri në Guajanën franceze në Amerikë Latine, territoret në varësi të Kurorës Britanike, ishujt Azore të Portugalisë e deri në ishujt Kanarie të Spanjës, komisionet e transfertave nuk do të jenë më të larta se 50 € pavarësisht vlerës së tyre.

“SEPA ka një rregull. Komisionet në SEPA nuk mund të jenë më të larta se maksimumi i komisionit që kemi brenda vendit. Ne për momentin pagesën më të lartë e kemi 50 euro, kur bëhet transferimi nga një bankë në një tjetër brenda vendit. Pra kur ti transferon 1 milionë euro nga banka X tek banka Y nuk paguan më shumë se 50 euro, nëse do e bëjmë me bankë korrespodentë ti duhet të paguaje deri në 300 euro. Me SEPA-n është kjo lehtësi e madhe, shpejtësi, komision i ulët dhe siguri”, sqaron Spiro Brumbulli nga Shoqata e Bankave.

“E mira e SEPA është që pagesat me jashtë në vendet që janë anëtare me SEPA, do të jenë më të shpejta, pasi brenda 24 orësh pagesa arrin tek përfituesi si dhe komisionet do të jenë më të ulta. Transaksionet do të shkojnë e vijnë me kosto shumë më të ulët, maksimumi 50 euro, edhe pse Banka e Shqipërisë po shikon mundësinë për ti ulur edhe më tej këto komisione”, pohon Brumbulli.

Përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset tregtare, që importojnë dhe eksportojnë me shtetet që janë pjesë të SEPA, pasi do të paguajnë direkt më pak komisione.

“Është një hap shumë i madh përpara nëse e krahasojmë me 150-200 euro komision për transfertat me jashtë sidomos këto tregtare, që të vijmë tek këto me 50 euro”, thotë eksperti.

Por përfitues janë edhe emigrantët shqiptarë që dërgojnë para për të afërmit e tyre, pasi do kenë komisione shumë më të ulta prej kësaj vjeshte.

“Ne kemi shumë emigrantë jashtë dhe ata që kanë llogari bankare mund të përdorin lehtësish këto kanale me kosto shumë më të ulët”, tha Brumbulli.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor më 21 nëntor 2024, dhe të 11 bankat tregtare janë pranuar në këto skema. Banka e Shqipërisë ka deklaruar se vetëm në vitin e parë të zbatimit të transfertave përmes SEPA, biznese e qytetar përfitojnë 20 milionë euro prej uljes së kostove./Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular