HomeOP EDPD kurrë nuk qe e djathtë! Nuk përfaqësoi të persekutuarit dhe pronarët....

PD kurrë nuk qe e djathtë! Nuk përfaqësoi të persekutuarit dhe pronarët. Pse tradhtoi shqiptarët dhe si dilet nga kriza/Nga Zabit Hysa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Zabit Hysa
Kanë kaluar 35 vite nga dita e rënies formalisht e diktaturës më të egër në Europë, por “Demokracia” në Shqipëri fatkeqësisht u përfaqësua nga pinjollë të ish regjimit të cilët me apo pa porosi formuan parti, nxituan të marrin drejtimin edhe me dhunë madje, për ta mbajtur deri më sot.
Ndonëse PS e pranon që është vazhdimësi e PPSH dhe vetëm emrin ndërroi dhe pretendon reformimin e saj, e kundërta ndodhi me ato forca politike që në aparencë përfaqësonin të djathtën. Ishte ky pikërisht zhgënjimi i shqiptarëve të një pjese që e kuptoi shpejt çfarë po ndodhte dhe ia mbathi dhe të pjesës tjetër deri në ditët e sotme ku tashmë e kanë të qartë: Ish-komunistët madje ata më të këqijtë u shpërndanë në të ashtuquajturën forca të djathta për ta kontrolluar, po përmes metodave komuniste deri më sot që flasim. Njëra prej forcave politike që ka zhgënjyer dukshëm, madje dhe mua autorin e këtyre radhëve është Partia Demokratike së cilës i ka dhënë mbështetje pa kushte dhe nuk kam kërkuar asnjë privilegj.
Më duhet ta theksoj që në krye të herës që nuk kam asnjë lidhje më të shkuarën komuniste dhe as PS, as nga mosha, as nga gjaku. Jam pasardhës i një fisi të persekutuar, me gjysh (Selim Hysa dëshmor i Atdheut), ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare që nga lufta me serbët deri në përballjen me diktaturën ku vdiq në burgun komunist.
Përpos kësaj, duke mos patur derë e dritare tjetër për të gjetur përfaqësim politik kam qenë mbështetës pa kushte i PD dhe anëtar e drejtues në strukturë i saj duke kontribuar dhe lënë gjurmën time në rezultatet pozitive të saj, kjo e provuar për ata që më njohin. Por sot, pas asaj që ka ndodhur me PD sidomos pas vitit 2013 nuk më ndalon të them që jam zhgënjyer.
Jam zhgënjyere për shumë arsye, por disa nga ato që mua më bëjnë të ulëras janë; PD kurrë nuk e deshi apo përfaqësoi shtresën time prej nga rrjedh, ish të përsekutuarit. Nuk i përfaqësoi, nuk i integroi dhe nuk i dëmshpërbleu deri sot që flasim ku madje qeverisja e PS vazhdon të iu kryejë pagesat!
Sikur nuk u mjaftua me aq, PD si një trashëgimi komuniste i kishte frikë ish të përsekutuarit sepse së pari; vinin nga familje fisnike, nacionaliste dhe kishin sakrifikuar për atdheun, së dyti fakti që në postet drejtuese ishin ish komunist, pasardhës të tyre dhe madje dhe elementë nga sigurimi ndiheshin të rrezikuar nga humbja e pushtetit në parti e mandej në qeveri.
E sikur të mos mjaftohej me kaq, sa herë ish të persekutuarit e regjimit diktatorial hoxhist ngrinin zërin nuk ka munguar as dhuna ndaj tyre si në vitin 1994 kur u nxorën më forcë nga ambientet e grevës së urisë. Përjashto qeverisjen 1992-1996 kur u bë një makijazh me ish të parekrutuarit për situatën dhe kohën, por dhe ata që patën ndonjë pozicion u fshinë shpejt, PD ka qenë në duart e pasardhësve të PPSH. Deviza ishte e qartë; mos iu lëshoni pushtet të djathtëve real, atyre që iu takonte PD sepse nuk do të kishin mundësi të mbanin partinë nën kontroll. Shembujt janë të shumë, mjafton të përmendim njërin; Mandela i Shqipërisë, ish-kryetari i Parlamentit Pjetër Arbënori u la pa punë, u lanë rrugë pas vitit 2005!
Sot kur kthej kokën mbrapa, mendoj që kjo ka qenë një strategji e qartë e lidershipit të PD për të na mbajtur larg. E konfirmuar kjo është edhe teksa sheh të njëjtin ekip drejtues në parti prej 3 dekadash që përfaqësojnë jo vetëm të shkuarën në PD, por janë dhe të lidhur ata dhe të afërm të tyre në të shkuarën komuniste. Ndonjëri nga ju të nderuar lexues, ose të gjithë ju mund të thoni: Po ju çfarë bëtë, pse nuk kërkuat me forcë të merrnin çfarë iu takon? PO, kjo është e drejtë, por ama sikurse e theksova jemi ndjerë të trysnuar nga pushteti i partisë sonë në opozitë apo qeveri, jemi dhunuar madje, dhe ende sot për turp as dëmshpërblimi nuk është kryer! E riktheksoj, edhe kemi shpresuar duke e patur të vetmen dritare duke besuar se PD do të sillej si e djathtë dhe do të mbante afër të integronte ish të përndjekurit. Me kokën ulur e them, nuk e bëri e sigurisht shtresa jonë ka përgjegjësinë e vet!
Por nuk jemi vetëm ne të braktisurit e PD. Edhe pronarët janë gënjyer, madje që në start të kësaj force ku marrëveshja Berisha-Alia me ligjin 7501 iu mohon tokën pronarëve duke i futur në kalvarin e gjyqeve dhe madje dhe përplasjeve. Edhe për këtë shtresë PD nuk bëri asgjë. Propaganda nuk mjafton, ligji 7501 ishte shenjë e vazhdimit drejtimit të ish komunistëve në Shqipëri. Për këtë shtresë të nderuar të shoqërisë nuk marr përsipër të analizoj dhe pse argumentet janë plot, por dhe konstatoj faktin që forca politike që iu kishte premtuar asgjë nuk iu ka realizuar dhe problemi mbetet ende pa zgjidhje! Për të mos e zgjatur; sikurse në familje që sado e madhe të jetë shtylla janë prindërit ose gjyshërit, edhe në PD shtylla kanë qenë dy; ish të persekutuarit dhe pronarët.
Nuk i përfaqësuan, i braktisën, i tradhtuan, ndaj dhe sot kjo forcë politike është në mbijetesë. Nëse PD nuk pastrohet nga mbetjet e së shkuarës komuniste, nga ata që kanë mëkatet e qeverisjes në 35 vite të ashtuquajtur demokraci, nëse elementët më të mirë të familjeve të persekutuarëve dhe pronarëve, por dhe shoqërisë së shëndosh nuk vijnë në drejtim, nuk ka asnjë shans të shoh dritën e pushtetit, por përkundër, parashikoj zvogëlimin në minimum në zgjedhjet e radhës.
Transparenca, sjellja e ndershme me qytetarin, riformatimi i PD për t’u dhënë akses në strukturë dhe drejtim atyre që iu takon, çfarë meritojnë është thelbi, në të kundërt dritë në fund të tunelit nuk do të ketë, veçse kemi instaluar regjimin në këtë vend sikurse PD me këta drejtues ka kontribuar realisht për situatën që ndodhemi, ndoshta dhe duke qenë se vijnë nga i njëjti shtrat! I duhet ta bëj këtë gjë PD sepse ka tradhtuar dhe ata shqiptarë që kanë besuar se i janë bashkuar një force politike të djathtë që veçse sjellje tipike komuniste pati deri më sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular