HomeEkonomiAutostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura...

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion – Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img


Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 50.8 mln lekë, teksa kompania që do të zbatojë punimet është Bami Holding. 

Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, zgjerimi do vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke zhvilluar procedurën tenderuese. Aktualisht, janë duke u pranuar ofertat, teksa kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 3 shtator për dorëzimin e dokumentaconit. Fondi limit në dispozicion për këtë segment është 2.5 mld lekë.

Ndërhyrja në autostradën Tiranë – Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular