HomeEkonomiPesha e depozitave në valutë iu rikthye rritjes në 3-mujorin e dytë...

Pesha e depozitave në valutë iu rikthye rritjes në 3-mujorin e dytë të vitit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pesha e depozitave në valutë ndaj totalit të tyre iu kthye rritjes në 3-mujorin e dytë të vitit, duke arritur në 52.4%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i raportit pësoi ndryshime të lehta, duke u rritur me 0.4%, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe duke u ulur me 0.8%, krahasuar me një vit më parë. Vlen të përmendet se niveli aktual i depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave mbetet ndjeshëm mbi pragun e synuar prej 30%.

Në tërësi, shpërndarja e vlerave të treguesit për bankat vijon të paraqitet relativisht e afërt, me luhatje minimale në nivelet 46.6% deri në 57.9%. Mesatarja e nivelit të treguesit për sektorin bankar ka arritur nivelin 54.0%, nga 54.2% në 6-mujorin paraardhës. Rezulton se 9 nga 11 bankat që operojnë në sistemin bankar regjistrojnë një vlerë të këtij treguesi mbi 50%, e cila potencialisht i bën ato subjekt të normës së rezervës së detyrueshme prej 20%.

Ndalimi i rritjes së normave të interesit të valutës në tregjet ndërkombëtare, ose një kthim drejt rënies së tyre, mund të ndikojë negativisht në marzhin e përdorimit të valutës nga bankat dhe të shoqërohet me rritjen e ndjeshmërisë ndaj kostove të mësipërme.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë përdor një tregues që mat peshën e depozitave me afat mbi një vit në Lek ndaj totalit të depozitave në Lek për sistemin bankar dhe që reflekton shkallën e deeuroizimit të depozitave afatgjata, duke treguar se sa e qëndrueshme është baza e financimit të bankave në monedhën vendase. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, ky tregues ka arritur në nivelin 21.0% me një rritje gjatë periudhës me 1.1%. Në krahasim me një vit më parë, treguesi është rritur me 0.8%. Në terma gjashtëmujorë, vlera e depozitave me afat mbi një vit në Lek (numëruesi) ka shënuar rritje me 4.0% dhe në terma vjetorë ajo ka shënuar rritje me 7.0%.

Për 5 prej bankave, vlerat e treguesit kanë pësuar rënie dhe për 3 banka të tjera vlera e raportit është më e lartë se vlera mesatare e sektorit. Rritja e këtij treguesi është një sinjal pozitiv, por duhet një rritje më e qëndrueshme dhe një shpërndarje më e mirë brenda sektorit.

Rritja e vlerës së treguesit në dy vitet e fundit reflekton, nga njëra anë, rritjen e preferencës së publikut për depozitat më afatgjata, në kushtet e rritjes së normave të interesit; nga ana tjetër, shpërndarja e gjerë e vlerave të peshës së depozitave në Lek me afat maturimi mbi një vit ndaj totalit të depozitave, tregon që kjo zhvendosje drejt depozitave afatgjata përfaqëson një proces gradual dhe sfidues për bankat. /ekofin.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular