nga Azgan Haklaj
Ngjarjet në vijimësi sidomos pas pavarësimit të Kosovës kanë treguar se Serbia ka thurur skenare të vazhdueshme për të provokuar dhe penguar përparimin e faktorit shqiptar në Ballkan.
Nëse deri dje këto skenare ishin të fragmentarizuara sa në Kosovë, më vonë në Maqedoni e pastaj në Mal të Zi tani sulmi është frontal, ballë për ballë e pa dorashka.
Bajnska e sistematikisht provokimet lutënxitëse në Mitrovicën e Veriut pas intensifikimit të luftës në Ukrainë u kapilarizuan në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Aktet kriminale haptas shtetërore të Radojçiçit u pasuan sistematikisht të drejtuara nga BIA serbe për te ardhur deri tek dhunimi i flamurit kombëtar apo shtatores së Gjergj Kastriotit (Skenderbeu) te klithmat histerike anti shqiptare në ndeshjen sportive të Kumanovës, apo tek linçimi i zv/Kryeministrit të Malit te Zi Nik Gjeloshaj nga Presidenti i frustuar e i korruptuar i republikës fqinje!!!
Kjo situatë natyrisht nuk është rastësore dhe nuk përcipitoi për një ditë.
Eshtë rikthim i hapur në tezat dhe praktikat antishqiptare akademike të Vasa Çubriolloviçit.
Situatës së nderë që po krijojnë serbët në Ballkan veçanërisht me theks anti shqiptar i ka ndihmuar dhe situata kaotike globale dhe indiferenca e Europës të cilën serbët mundohen ta kthejnë në favorin e tyre.
E për më tepër kur këtij zjarri anti kombëtar shqiptar i fryjnë vetë disa pseudo lider si Albin Kurti i cili nga megallomania neomarksiste në mos edhe me keq u bë pjesë e këtij skenari që kur ju kundërvu palcës politike shqiptare patriotike të përfaqësuar nga Ali Ahmeti.
Edhe VLEN-it që jo vetëm nuk vlen por “vlen” për fasadë të shovinizmit serbo-maqedon tashmë i ka rënë kallaji…!
Edhe më skeptikët e kanë të qartë se goditja e Ali Ahmetit apo edhe e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-dë nuk ishte okazion inkursioni ndaj një personi por strategji për të goditur në zemër thembrën e Akilit të lirisë së trojeve tona etnike, UÇK- në!
Por a kanë shpresë për avancim të metejmë shovinistët serbo-maqedonë?
Besoj dhe shpresoj se jo.
Shqiptarët janë jo vetëm autoktonët e këtij gadishulli prej lashtësie të demtuar nga ardhacakët e Uraleve por jane aleatët kryesor të perëndimit e SHBA-së!
Ky është fakt me rrënjë të thella te historia.
Por të mjaftohesh vetëm me këtë fakt ndonëse i pamohueshëm është e pamjaftueshme dhe një gjumë letargjik mbi dafina.
Sot lipset si asnjëherë jo vetëm vigjilencë, mendje kthjelltësi, strategji e diplomaci e kordinuar mbarë shqiptare.
Diaspora duhet të ftohet të vihet në pozitat që i takon.
Ç’do shqiptar sot o kurrë duhet të kthehet në misionar, në çlirimtar.
Dhe fuqia e ndërgjegjja nacionale nuk na mungon.
Eshtë në genin e historinë tonë.
Tubimi i sotëm në Prishtinë në mbështetje të prijësve të UÇK-së le të shërbejë si pikënisja.
Rruga e vetme e jona është përballja pa kompromis me të keqen që ka mbjellur e po mundohet ta korrë serbo-sllavizmi.