HomeOP EDPaqja do jetë e dhimbshme/Nga Robert Schneider, BILD 

Paqja do jetë e dhimbshme/Nga Robert Schneider, BILD 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, me pjesëmarrjen e evropianëve, rëndon një presion i madh pritjeje. 

Nëse takimi konsiderohet i suksesshëm nga presidenti amerikan, në kuptimin që ai sheh mundësi për një marrëveshje me Putinin, brenda pak ditësh mund të organizohet një samit tre-presidentësh mes Trump, Putin dhe Zelensky, që do të shënojë fillimin e negociatave për paqe.

Kjo nuk është më shumë se një (shpresë e dobët), por është më shumë se ajo që mund të pritej para pak javësh! Dhe: Pjesa kyçe e kësaj shprese i takon Donald Trump-it.

Për paqe tani të gjithë të përfshirët do të duhet të rrisin përpjekjet:

-Trump, ndryshe nga pozicioni i tij i mëparshëm, është i gatshëm që SHBA të angazhohet me garanci sigurie për Ukrainën, nëse kjo do të ndihmonte në përfundimin e luftës.

-Trump nuk është i gatshëm të sigurojë paqen duke vendosur trupa amerikane. Këtë angazhim të rrezikshëm duhet ta marrin europianët, çka do të thotë edhe vendosje e ushtarëve gjermanë në Ukrainë. 

-Vendimet më të vështira do t’i takojnë Ukrainës, sepse Putini kërkon Donbasin e plotë dhe territoret e tjera të pushtuara si çmim për premtimin që të mos sulmojë më Ukrainën apo ndonjë vend tjetër në Evropë. Trump kërkon miratimin themelor të Zelensky-t për një “ndryshim territoresh”. 

Dilema e madhe për Trumpin, Zelensky-n dhe europianët është: nuk mund t’i besosh asnjë centimetri Putinit, por ai është i vetmi partner për marrëveshje. 

Gjithçka tregon se bëhet fjalë për një paqe me dhimbje. Alternativa është një luftë e gjatë.

/Nga Robert Schneider, BILD 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular