Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa katër vijojnë të jenë në monitorim.
Aktualisht, janë aktive vatrat:
1.Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht.
Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.
2.Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në Bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar pesë efektivë me një automjet zjarrfikës nga zjarrfikëset e Tiranës, katër forca policore dhe tre forca bashkiake.
3.Pranë tunelit të Krrabës në Bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
4.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11 gusht. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.
5.Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19 gusht, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen pesë vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët.
Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.
6. Është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19 gusht në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë.
Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv./tvklan.al