HomeEkonomiInteligjenca artificiale në prokurime publike - Sistem elektronik për automatizimin e proceseve....

Inteligjenca artificiale në prokurime publike – Sistem elektronik për automatizimin e proceseve. Thjeshton procedurat për bizneset

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përveçse në bujqësi, transport dhe shëndetësi, Shqipëria synon të integrojë inteligjencën artificiale edhe në sektorin e energjisë, prokurimet publike, si dhe për luftën kundër evazionit fiskal.

Në Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale 2025-2030 parashikohet përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimin publik për zhdukjen e korrupsionit dhe abuzimit, sigurimin e transparencës dhe nxitjen e konkurrencës së ndershme ndërmjet operatorëve ekonomikë. Por si do të arrihet kjo?

Fillimisht, do të ngrihet një sistem elektronik i drejtuar nga inteligjenca artificiale për automatizimin e plotë të proceseve të prokurimit. Kështu do të zëvendësohet dokumentacioni në letër dhe komunikimi fizik me një rrjedhë pune plotësisht digjitale dhe inteligjente.

Ky sistem do të thjeshtojë procedurat për bizneset kombëtare dhe ato evropiane, përmes përdorimit të dosjeve virtuale të biznesit që ndërveprojnë pa ndërprerje me sisteme të tjera shtetërore, duke ulur ngarkesën administrative dhe nxitur efikasitetin.

Për sa i përket zbatimit në sektorin e energjisë, inteligjenca artificiale mund të jetë një faktor përcaktues në bërjen të mundur që burimet e energjisë të përdoren në kohën dhe vendin më të mirë të mundshëm, për të rritur efiçencën e këtij sistemi në tërësi.

Gjithashtu, me ndihmën e IA-së, Shqipëria do të zbulojë shpejt edhe rastet e evazionit fiskal apo krimit financiar. Modeli që është në zhvillim analizon faturat elektronike dhe deklaratat doganore në kohë reale për të zbuluar transaksionet e dyshimta, duke e bërë procesin më efikas dhe duke ulur korrupsionin, si dhe kohën e nevojshme për analizë nga punonjësit.

Pra, inteligjenca artificiale do të përdoret për të zbuluar anomali në të dhënat fiskale dhe faturat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular