HomeKronikeAksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë, prangoset shoferi 23-vjeçar,...

Aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë, prangoset shoferi 23-vjeçar, ishte i dehur në timon! Si paraqitet gjendja e vajzës tjetër që mbeti e plagosur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë – Delvinë,  I mori jetën në lule të rinisë dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe. Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24 vjeçe mbeti e plagosur.

Autori i aksidentit, 23-vjeçari Kevi Norra, banor i Gjirokastrës, është arrestuar nga policia. Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas testit të alkoolit, rezultoi se i riu ishte në gjendje të dehur.

Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Elvisa dhe Rozina Dhimaku

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular