Një konflikt në familje që duket se nisi për arsye banale, ka përfunduar në plagosjen e një 48-vjeçari nga vëllai i tij.
Policia e Tiranës bën me dije se shtetasin B. H., 49 vjeç ka goditur me thikë vëllanë e tij, i cili pasi ka marrë ndihmë në spital është larguar për në shtëpi.
Ndërkohë në pranga ka rënë autori, e ndërsa i plagosuri është proceduar penalisht pasi në polici nuk ka deklaruar të vërtetën mbi ngjarjen, e duke tentuar fshehjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta.