Detaje të reja dalin lidhur me 70-vjeçarin, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij ku jetonte i vetëm, sot rreth orës 18:50 në lagjen nr. 10, ne Korçë.
“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më pare”, njoftoi policia më herët.
Burime për News 24 bëjnë me dije se i moshuari, Niko Kita, kishte 2 vajza, njëra jetonte në Amerikë dhe tjetra në Itali.
70-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.
Fqinjët jashtë kamerave janë shprehur se dita e djeshme rreth orës 10 të paradites ka qenë hera e fundit kur kanë parë 70-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.