HomeKultureDritan Nasi hap të hënën ekspozitën "Avatar City". Do të ekspozohen 25...

Dritan Nasi hap të hënën ekspozitën “Avatar City”. Do të ekspozohen 25 piktura dhe 6 vizatime, ku skicon një shoqëri të varur nga ekspozimi në rrjetet sociale

spot_img

Ekspozita “Avatar city” kërkon të trajtojë problematikat që shfaqen kur skicon një shoqëri ku të gjithë e sidomos të rinjtë, një brez i tërë, janë të varur nga ekspozimi në rrjetet sociale… Në ditët e sotme gjithçka është kthyer në një postim dhe qëllimi i vetëm është shndërruar në detyrim për t’u shfaqur në një ekran me dritë fosforeshente. Gostingu, si qëllim striptizmi i jetës, po pa lidhje emotionale…
“Avatar City” është një pasqyrë e tmerrshme e varësisë nga rrjetet sociale, në një botë ku çdo moment duhet të “postohet” dhe çdo përvojë të reduktohet në një story ose reel. Nëse Frojd-i dhe Jung-u do uleshin të diskutonin në këtë kohë që jetojmë për shtresëzimet e subkoshiencës njerëzore, do përqëndroheshin në këtë dimension të ri të shfaqjes virtuale, kthyer tashmë në dimensionin më të rëndësishëm të jetës së sotme.
Ekspozita “Avatar City” paraqet, shpalos një shoqëri të zhveshur nga emocionet e vërteta, ku jetohet për publikun, jo për veten. Kjo ekspozitë nuk është thjesht kritikë e rrjeteve sociale – është një pasqyrë e tmerrshme e realitetit ku jetojmë, ku identiteti ynë është bërë një avatar i punuar nga inteligjenca artificiale, i kontrolluar nga algoritmet. Ky dimension i ri do ishte “Gostingu”, si striptizëm i subkoshiencës së sotme.
Ekspozita kërkon të pasqyrojë një botë, ku njerëzit nuk jetojnë për të përjetuar realisht jetën e tyre, por për të treguar se po jetojnë. Çdo veprim, nga konsumimi i një kafeje të thjeshtë deri tek një moment personal, shndërrohet në ngjarje. Jeta nuk është më e jetuar, por e performuar – një lloj striptizmi emocional, ku tregohen shfaqjet e jashtme, por brendia është e zbrazët.
Në “Avatar City” fytyrat janë të paqarta, sfondi është i ndritur artificialisht, dhe çdo person i ndërlidhur me të tjerët nëpërmjet një ekrani të padukshëm. A është ky qyteti ynë? Apo është një parodi e asaj që ne po bëhemi? Kur çdo gjë shndërrohet në postim, si qëllim i vetëm, humb vlera e vërtetë e jetës. Dashuria, miqësia, aventurat – të gjitha filtrohen për të përshtatur estetikën e feed-it.
Sot është e rëndësishme të bëjmë pyetjen: A po jetojmë për realizmin e subkoshiencës tonë, apo për lajkat që na bëjnë? Personazhet, heronjtë në këtë pikturë janë të lidhur fizikisht, por emocionalisht të shkëputur dhe të veçuar. Ata shkëmbejnë “like “, jo vështrime apo përqafime. Është një botë ku prania fizike ka humbur rëndësinë, dhe ekrani është shndërruar në portën e vetme të komunikimit.Avatar City përtej pikturës është një sinjal alarmi se nëse vazhdojmë të reduktojmë ekzistencën tonë në përmbajtje, brendësi, do harrojmë kuptimin e të qënit njeri.
Ekspozita na fton të reflektojmë : A duam të jemi spektatorë të jetës sonë apo protagonistë të saj ? Në fund të ditës pyetja më e rëndësishme mbetet: A mund ta fikim ekranin dhe të fillojmë të jetojmë përsëri ?
“Avatar City” të fton të shohësh në sy realitetin dhe të vendosësh nëse të pëlqen ajo çfarë sheh …
Gostingu është një term i përdorur në kontekstin e rrjeteve sociale për të përshkruar aktin e të treguarit të jetës personale në mënyrë të stilizuar, qëndisur, të filtruar dhe shpesh jo autentike, ku qëllimi kryesor nuk është ndarja e përvojave të vërteta, por thurja e përmbajtjeve për t’u ekspozuar para të tjerëve.
Fjala “ghosting” simbolizon dhe kuptimin e personave që zhduken (të zhdukesh, të largohesh pa lënë gjurmë), si një fantazëm. Gjithashtu ekziston dhe një nuancë tjetër “Go”+”sting” shkon – thumb si një goditje e shpejtë që bën përshtypje, por pa thellësi, “gostingu si striptizëm i jetës” si një shfaqje formale e ekzistencës, ku njerëzit “zhveshin” pjesët e tyre private për t’i kthyer në spektakël publik, pa asnjë lidhje emocionale të vërtetë. Gostingu e shndërron jetën në një lojë imazhesh ku vlera matet me like dhe shikime, jo me përvoja të vërteta. Kjo sjell varësi nga vlerësimi i jashtëm …
Në ekspozitën “Avatar City” shfaqet ky fenomen si në një qytet të zbrazët emocionalisht, ku njerëzit janë të lidhur me ekrane, jo me njëri-tjetrin, duke sjellë pyetjen nëse jemi të gatshëm ta lëmë gostingu-n dhe të kthehemi të jetojmë pa filtra AI.
Në ekspozitë do të ekspozohen 25 piktura të formateve të mëdha kompozim, në një jetë moderne ku njerëzit janë kthyer në qënie metafizike. Do të paraqiten dhe 6 vizatime të mëdha me të njëjtën tematikë. Ekspozita do të hapet në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve Tiranë, në dt 8 Shtator ora 19.00 dhe do të qëndrojë deri në datën 14 Shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular